Ksabi Alonso: Ishte nder që drejtova Realin e Madridit, por jam i zhgënjyer

Ksabi Alonso: Ishte nder që drejtova Realin e Madridit, por jam i zhgënjyer

Adriatik BALLA Reali i Madridit e humbi superkupën e Spanjës të dielën në darkë dhe shënjestra e fajit u zbulua shpejt. Ishte trajneri Ksabi Alonso që duhet të merrte përgjegjësitë, për më tepër që trajneri kishte disa kohë që nuk mbante nën kontroll situatën brenda kontigjentit të lojtarëve., ku kishte pasur deri përplasje me një pjesë prej tyre. Një largim i tij nga klubi ishte paralajmëruar që herët nga mediat spanjolle, që në dhjetor, kur mes tij e Vinicius kishte pasur deri sharje të rënda. Trajneri u pa i goditur nën brez edhe nga zyrtarët e klubit, që mes tij e lojtarëve kishin zgjedhur të ishin palë me lojtarët. Pra terreni për Alonson në kampin madrilen u bë i vështirë dhe mungesa e rezultateve do...