Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Kryeson Dimarco, ja 10 lojtarët më të mirë italian deri tani në Serie A. Në listë edhe 3 portierë
26 Dhjetor 2025 22:00 Telesport Federico Dimarco është lojtari më i mirë italian në Serie A deri më tani, sipas vlerësimeve mesatare të lojtarëve nga gazetat sportive italiane (nëpërmjet Fantacalcio). Në listën me 10 lojtarët italianë më të vlerësuar bie në sy prania e tri portierëve: Wladimiro Falcone të Lecces (i 2-ti), Elia Caprile të Cagliarit (i 3-ti) dhe Ivan Provedel të Lazios (i 10-ti). Sigurisht që në këtë listë nuk mund të mungojë zbulimi i këtij sezoni, Marco Palestra, mbrojtësi i djathtë i Atalantës, i huazuar te Cagliari. Dimarco 6,5 Falcone 6,47 Caprile 6,44 Palestra 6,37 Berardi 6,36 Bonazzoli 6,35 Orsolini 6,33 Spinazzola 6,3 Barella 6,3 Provedel 6,28