No Image Available

Kroos bën “orakullin” për Barcelonën: Nuk ka shanse ta fitojë Champions-in këtë sezon

15 Janar 2026 11:06 Alfred Lleshi Barcelona ende po feston suksesin e Superkupës së Spanjës, ku mundi Real Madridin 3-2 në Arabinë Saudite. Katalanasit synojnë një sezon pozitiv dhe me vetëbesim të lartë. Ata kanë shumë mundësi për tituj në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Champions League. Kjo e fundit është më e dëshiruara, pasi Barcelona nuk e ka fituar prej 11 vitesh. Megjithatë, jo të gjithë besojnë te sukseset e tyre. Ish-mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, në podcastin “Einfach mal Luppen”, tha: “Barça duket e lumtur me Superkupën, por tani vjen Champions League me kundërshtarë të nivelit të lartë. Nuk do të fitojë asnjë titull kontinental, të paktën kështu mendoj unë”. Barcelona do të synojë fitimin e Champions-it, por më parë duhet...