Kroacia humbi ndaj Brazilit, asnjë alarm për Modric: Në Botëror do të jemi gati

Kroacia humbi ndaj Brazilit, asnjë alarm për Modric: Në Botëror do të jemi gati

2 Prill 2026 9:20 Alfred Lleshi Kroacia u mund 3-1 nga Brazil në miqësore, me gola të Danilo, Igor Thiago dhe Martinelli, ndërsa për kroatët shënoi vetëm Majer. Pas ndeshjes pati një takim nostalgjik mes Carlo Ancelotti, Vinicius Junior dhe Luka Modric. Ky i fundit komentoi: “Na dhemb rezultati, por mendimi im është se treguam shumë gjëra të mira. Ka pasur gabime, duhet t’i korrigjojmë, sidomos ndaj skuadrave të mëdha. Përshtypja pas këtyre dy ndeshjeve është pozitive, besoj se në Botëror do të jemi gati”. Për penalltinë e dhënë në fund dhe shndërruar në gol nga Igor Thiago: “Isha shumë larg. Josip tha se penalltia ishte shumë e mëshirshme…” Për lojën me tre mbrojtës: “Kemi parë gjëra pozitive. Ky sistem na përshtatet, por mund të...