Kritikat pas, Meguajër zgjat kontratën me Mançester Junajtid

Kritikat pas, Meguajër zgjat kontratën me Mançester Junajtid

Shpesh në shënjestër të tifozëve por Herri Meguajër ka nënshkruar një kontratë të re që do ta zgjasë qëndrimin e tij te Mançester Junajtid deri në qershor 2027, me opsionin e një viti tjetër. Qendërmbrojtësi anglez ka bërë 266 paraqitje dhe ka fituar Kupën Carabao dhe Kupën FA të Emirates që kur iu bashkua klubit në vitin 2019. “Të përfaqësosh Manchester United është nderi më i madh. Është një përgjegjësi që më bën mua dhe familjen time krenarë çdo ditë. Jam i kënaqur që zgjas kohën time në këtë klub të jashtëzakonshëm për të paktën tetë sezone dhe që do të vazhdoj të luaj para tifozëve tanë të veçantë për të krijuar momente më të paharrueshme së bashku”, tha mbrojtësi anglez. “Mund ta ndjeni ambicien...