Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas
Pas një problemi me avionin, Kristjan Asllani më në fund ka mbërritur në Stamboll për t’u bashkuar me skuadrën e tij të re Besiktas. Klubi turk ka konfirmuar gjithcka teksa ka postuar foto të mesfushorit të kombëtares shqiptare me shallin e klubit turk duke theksuar se futbollisti do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore Kristjan Asllani u transferua te Besiktas në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni me të drejtë blerjeje nga ana e klubit turk. Në bazë të asaj që publikohet në median turke, Besiktas mund të blejë kartonin e mesfushorit 23 vjeçar për 12-13 milionë euro. Kristjan Asllani nuk është i vetmi futbollist shqiptar që i bashkohet Besiktasit, me këtë të fundit që ka në pronësi edhe kartonin e Ernest Muçit që është transferuar...
Burimi:
opinion.al