Kristjan Asllani kalon te Beshiktashi turk, Interi firmosi marrëveshjen e huazimit
Adriatik BALLA Në orët e fundit të merkatos po ndodh një nga lëvizjet më të bujshme nga lojtarët e Kombëtares. Kështu, mesfushori Kristjan Asllani është vendosur e rënë dakord tashmë se do të luajë pjesën e mbetur të sezonit në kampionatin elitar turk, me skuadrën e Beshiktashit. Interi dhe klubi turk kanë rënë dakord për transferimin dhe për këtë është gjetur edhe mirëkuptimi i futbollistit. Edhe pse shumë ditë ai kishte refuzuar të dilte jashtë Italisë, hapësirat e pakta në radhët e Torinos dhe mungesa e efikasitetit në javët e fundit kanë sjellë pashmangshmërisht lëvizjen e Asllanit drejt superligës turke, te klubi i njohur i Stambollit. Qëndrimi i mediave italiane Marrëveshja mes Interit dhe Beshiktashit është arritur, që Kristjan Asllanit të veshë fanellën e klubit...
Burimi:
sot.com.al