Kristjan Asllani debuton te Besiktas dhe del me karton të kuq pas 6 minutash (video)

Kristjan Asllani debuton te Besiktas dhe del me karton të kuq pas 6 minutash (video)

31 Janar 2026 19:55 Telesport Debutim horror për Kristjan Asllanin te Besiktas. Mesfushori shqiptar i zyrtarizuar vetëm ditën e djeshme te klubi turk, gjendej në stol sot për sfidën ndaj Konyaspor. Në minutën e 76-të, Asllani futet në fushë në vend të Cengiz Under, por mesfushori shqiptar qëndron vetëm 6 minuta, pasi u ndëshkua direkt me karton të kuq për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit në minutën e 82-të. Besiktas fitoi 2-1 dhe renditet në vendin e pestë, por ky debutim i Asllanit do të mbahet mend gjatë për keq, për fatin e tij të keq. SHIKOKARTONINEKUQ