Kovac: Kemi një avantazh të vogël ndaj Atalanta, por s’duhet të flemë mbi dafina
25 Shkurt 2026 8:42 Telesport Niko Kovac, trajneri i Borussia Dortmund, foli për “Sky Sport” në prag të ndeshjes së tyre në Champions League kundër Atalanta, ndeshje që luhet sot në Bergamo. “Duam të fillojmë siç e përfunduam në ndeshjen e parë. Kemi një epërsi të vogël, por nuk duhet të flemë mbi dafina”, tha trajneri kroat, referuar fitores 2-0 në ndeshjen e parë. “Emre Can dhe Schlotterbeck janë dy liderë; ata do të sjellin shumë energji përpara një jave kaq të rëndësishme. Të mos harrojmë që në fundjavë luajmë kundër Bayern Munich“, shtoi Kovac. Më tej, në lidhje me mjaft lojtarë të rinj, si Mane, Reggiani dhe Inacio, që luajnë për Dortmund, Kovac u përgjigj: “Kombëtarja italiane mund t’i shijojë ata. Mane do të...
Burimi:
telesport.al