Kosova spektakolare në Bratislavë, finale me Turqinë në Prishtinë
Sllovaki – Kosovë 3-4 (Valjent 6′, Harsalin 45′, Strelec 90+4′ / Hoxha 21′, F. Asllani 47′, Muslija 60′, Hajziri 72′) Kosova ka arritur një fitore të madhe në Bratislavë përballë Sllovakisë në gjysmëfinalen e play off-it për Botërorin 2026, duke triumfuar me rezultatin 3-4. Sllovakët hapen serinë e golave që në të 6’ me anë të Valjent.Më pas Hoxha shënoi golin e barazimit në minutën e 21’, ndërsa në fundin e pjesës së parë, një pakujdesi në mbrojtje dhe ngurimin e Muriç kushtoi disavantazhin për të dytin e Sllovakisë. Sidoqoftë starti i së dytës foli për dardanët teksa në të 47′ gjetën barazimin me Fisnik Asllanin. Muslija kaloi përpara skuadrën e Franko Fodës ndërsa Hajziri vuloi për 2-4. Në fund vendasit ngushtuan shifrat në 3-4...
Burimi:
sportiim.al