Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit (video)
Kosova ia ka dalë me sukses në Bratislavë, duke fituar 3-4 ndaj Sllovakisë dhe duke shkuar kështu në finalen e madhe, e cila do të luhet ndaj Turqisë në “Fadil Vokrri”. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 6-të, me anë të Martin Valjent, i cili shënoi me kokë pas krosimit që mori nga Lukas Haraslin nga goditja e dënimit. Kosova është kundërpërgjigjur në mënyrën më të mirë golit të shpejtë të Sllovakisë, duke barazuar shifrat me Veldin Hoxhën në minutën e 21-të, i cili shënoi me një goditje të bukur me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Mërgim Vojvodës. Në fund të pjesës së parë, Lukas Haraslin shënon direkt nga goditja e dënimit, duke përfituar nga një mungesë...
Burimi:
telesport.al