Kosova sfidon Sllovakinë, synohet Botërori

Kosova sfidon Sllovakinë, synohet Botërori

Mbrëmjen e kësaj të enjte, Kosova përballet me Sllovakinë në Bratislavë në fazën “play-off” për kualifikimin në Botëror. Kjo ndeshje konsiderohet një moment i rëndësishëm për “Dardanët” në rrugëtimin e tyre. Kosova vjen pas një fushate pozitive në grup me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë, duke u renditur e dyta me 11 pikë. Edhe Sllovakia e mbylli grupin e saj në vendin e dytë, përballë Gjermanisë, Irlandës së Veriut dhe Luksemburgut. Skuadra dardane ka udhëtuar drejt Bratislavës me mungesat e Amir Rrahmanit dhe Leon Avdullahut. Pavarësisht kësaj, objektivi mbetet kualifikimi në fazën finale të “play-off”-it. Nëse kalon Sllovakinë, Kosova do të luajë ndeshjen vendimtare në Prishtinë. Kundërshtari në finale do të jetë fituesi i çiftit Turqi-Rumani.