Kosova në “qiellin e shtatë”, shkon në finalen e PLAYOFF përballë Turqisë! Dardanët një hap pranë Kupës së Botës
Kosova ka bërë historinë mbrëmjen e sotme, duke treguar edhe njëherë se është një kombëtare prestigjioze, edhe pse është e re. “Dardanët” janë kualifikuar për në finalen e madhe të “play-off”-it, ku do të përballen me Turqinë, dhe njëra prej tyre do të shkojë në finalet e Kupës së Botës që do të zhvillohen në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Dardanët kanë fituar me përmbysje përballë Sllovakisë. Ishin vendasit ata të cilët e mbyllën në avantazh pjesën e parë, duke shënuar dy herë me anë të Valjent dhe Haraslin, ndërsa dardanët do të barazonin përkohësisht me anë të Hodzës. Por me nisjen e pjesës së dytë do të fillonte “vallja kosovare” në mes të Sllovakisë. Fisnik Asllani do të shënonte menjëherë sapo nisi fraksioni i dytë...
Burimi:
vizionplus.tv