“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

Kosova zhvilloi një fazë eleminatore pozitive të Botërorit, teksa në ndeshjet kualifikuese mbështetja ishte e madhe edhe nga tifozët. Kundërshtari i radhës për Dardanët do të jetë Sllovakia, me sfidën e Play Off të Botërorit që do luhet në 26 mars në Bratislavë. Mediumi sllovak “Sportovy.cas” i ka kushtuar një artikull special tifozëve të Kosovës. Artikulli: Kombëtarja e Sllovakisë po përballet me një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit. Më 26 mars, skuadra e trajnerit Francesco Calzona do të përballet me kombëtaren e Kosovës në Bratisllavë në gjysmëfinalen e “play-offit” për Botërorin 2026, që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA. Ndeshja do të luhet në stadiumin ‘Tehelné pole’ dhe pritet një atmosferë shumë e zjarrtë. Arsyeja është e qartë: tifozët...