Korri fitoren e parë në “Camp Nou”, reagon Simeone: Ishim cinikë dhe shfrytëzuam rastet, do të vuajmë në ndeshjen e kthimit
Diego Simeone e quajti ekipin e tij Atlético Madrid “jashtëzakonisht klinik” pas një fitoreje 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër Barcelonës, e cila ishte fitorja e parë e klubit në Camp Nou në 20 vjet. Julián Álvarez e kaloi Atletico në epërsi me një goditje dënimi pak para përfundimit të pjesës së parë, pak momente pasi kartoni i kuq i Pau Cubarsí e kishte lënë Barçën me 10 lojtarë. Më pas, zëvendësuesi Alexander Sørloth dyfishoi epërsinë e miqve në pjesën e dytë. Simeone nuk kishte fituar kurrë në Camp Nou si trajner, me një rekord prej shtatë barazimesh dhe 11 humbjesh deri në ndeshjen e së mërkurës. Madje fitorja e fundit e Atlético në stadiumin legjendar datonte në vitin 2006. “Është...
Burimi:
telesport.al