Konflikti në Lindjen e Mesme nuk do ta ndalë Formula 1 edhe pse problem mbetet ana logjistike e skuadrave
Konflikti në Lindjen e Mesme po e mban Formula 1 në gatishmëri të lartë, pasi sezoni fillon në Melburn pas 5 ditësh. Australia padyshim nuk është e përfshirë në tensionet gjeopolitike që shpërthejnë në Gjirin Persik, por nga pikëpamja logjistike, lëvizja e materialeve dhe personelit po bëhet mjaft e komplikuar. Mbyllja e hapësirës ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe, thelbësore për të lejuar ata që vijnë nga Evropa të arrijnë në Melburn, është çështja kryesore. Megjithatë, nuk parashikohet asnjë anulim i kësaj gare. Formula 1 dhe FIA vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën me autoritetet lokale dhe organizatorët. Aktualisht nuk ka shqetësime ose plane për anulimin e Çmimit të Madh të Australisë ose dy garave pasuese në Kinë dhe Japoni edhe pse çështja logjistike mbetet...
Burimi:
telesport.al