Konflikti në Lindjen e Mesme, Formula 1 merr vendimin zyrtar për garat e Bahrein dhe Arabisë Saudite
Prilli do të jetë një muaj pa Formula 1 në pistë. Siç pritej, botërori i këtij viti nuk do të ndalet as në Bahrein dhe as në Arabinë Saudite muajin tjetër për shkak të luftës në Lindjen e Mesme dhe situatës në rajon. Nuk dihet nëse këto dy gara do të zhvillohen në një periudhë tjetër apo jo. Kalendari i Botërorit 2026 do të ketë një boshllëk prej katër javësh: pas garës së Suzukës (29 mars), Formula 1 do të rindezë motorët e saj më 1 maj, për garën e Majemi. Për pasojë, ky sezon mund të ketë vetëm 22 gara nga 24 që ishin planifikuar. Presidenti i Formula 1, Stefano Domenicali, tha: “Edhe pse ishte një vendim i vështirë për t’u marrë, për fat...
Burimi:
telesport.al