Kompany thumbon Borussia Dortmundin para “Klassiker”: Jashtë Champions-it? Një goditje e rëndë për ta

Kompany thumbon Borussia Dortmundin para “Klassiker”: Jashtë Champions-it? Një goditje e rëndë për ta

28 Shkurt 2026 12:12 Alfred Lleshi “Klassiker” ka mbërritur dhe Bundesliga po përgatitet për përballjen mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich në “Signal Iduna Park”. Një ndeshje që mund të ndikojë shumë në garën për titullin. Bayerni synon ta çojë diferencën në +11 pikë ndaj rivalëve direktë. Trajneri Vincent Kompany deklaroi: “Është një klasike, ka domethënie të veçantë dhe, duke qenë përballje për kreun, mund ta bëjmë aq të rëndësishme sa e meriton”. Ai shtoi: “Është e rëndësishme për Bundesligën që të jetë një ndeshje e madhe. Këto ndeshje janë aq të rëndësishme sa meritojnë një trofe të vogël më vete”. Kompany theksoi se rezultati nuk do ta ndryshojë mentalitetin e ekipit: “Jemi në rrugën e duhur dhe duam të vazhdojmë kështu”. Për eliminimin e...