Kompany: Nuk më intereson nëse Harry Kane thyen rekorde, më intereson të fitojmë trofe

Kompany: Nuk më intereson nëse Harry Kane thyen rekorde, më intereson të fitojmë trofe

Disa kanë mbetur pa fjalë nga 57 pikët e Bayern Munich në 22 ndeshje, si dhe nga epërsia e tyre e vazhdueshme në Bundesliga, 6 pikë ndaj Borussia Dortmund në garën për titull. Në fitoren e fundit në kampionat, ai që shkëlqeu ishte sulmuesi Harry Kane, që arriti gjithashtu rekordin e 500 golave ​​në karrierë në moshën 32 vjeç në 743 ndeshje, të realizuara kryesisht me Tottenham dhe Bayern Mynich. Megjithatë, trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, tha se kaq nuk mjafton për trofe, duke zhvendosur vëmendjen te ekipi dhe jo tek individi: “Mendoj se kampionati është më i rëndësishëm për Harry Kane sesa rekordi i golave”. “Siç e kam thënë edhe më parë, unë jam një ish-mbrojtës. Nuk më intereson nëse ai do ta...