Kompany mendon që tani për Real: Do të jetë një përballje magjike, të dyja ekipet synojnë trofeun

Kompany mendon që tani për Real: Do të jetë një përballje magjike, të dyja ekipet synojnë trofeun

19 Mars 2026 8:43 Telesport Praktikisht gjithçka kishte mbaruar që pas ndeshjes së parë në Bergamo, me Bayern Munich që kishte shkatërruar Atalanta 6-1. Ndërsa dje, bavarezët vazhduan aty ku e kishin lënë, duke fituar 4-1 edhe në fushën e tyre. Trajneri Vincent Kompany arriti të bënte disa rotacione për ndeshjen e dytë nga skuadra që dominoi në Itali. Një dygolësh nga Harry Kane dhe golat nga Lennart Karl dhe Luis Díaz i dhanë fitoren bavarezëve. Në çerekfinale, Bayern do të përballet me Real Madrid, dy skuadra që kanë bërë historinë në këtë turne. Kompany u pyet se kë mendon favorit për të fituar Champions League, por u tregua i rezervuar. “Nuk e di. Nuk dua ta vendos këtë tani në një konferencë për shtyp....