Kompany kundër Mourinhos: Përdori Eusébion për të sulmuar Vinicius, këtë herë gaboi

Kompany kundër Mourinhos: Përdori Eusébion për të sulmuar Vinicius, këtë herë gaboi

21 Shkurt 2026 11:00 Alfred Lleshi Çështja e fyerjes së pretenduar ndaj Vinicius Júnior nga Gianluca Prestianni vazhdon të diskutohet në Europë. Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, foli para ndeshjes me Eintracht Frankfurt duke kërkuar të ndahen situatat: ajo që ndodhi në fushë, sjellja e një pjese të tifozëve dhe deklaratat pas ndeshjes. “Është një situatë komplekse. Reagimi i Vinicius ishte emocional dhe autentik, jo i shtirur. Nuk kishte arsye të kërkonte vëmendjen e arbitrit pa motiv”, – tha ai. Kompany theksoi se edhe Mbappé ka qenë i qartë për atë që pa dhe dëgjoi, ndërsa pamjet televizive tregojnë gjeste raciste në tribuna. Kritikat më të forta ia rezervoi Mourinhos: “Sulmoi karakterin e Vinit duke përdorur mënyrën si feston për ta diskredituar. Ishte gabim...