Kompany ka një kërkesë për drejtuesit e Bayernit, do yllin 40 milionë euro të Interit
9 Qershor 2026 18:10 Telesport Bayern Munich duhet të forcojë me patjetër repartin e mbrojtjes për sezonin e ri, duke ditur problemet e shumta që pati në këtë repart gjatë sezonit të fundit. Vincent Kompany është i vetëdijshëm për këtë gjë dhe ka kërkuar nga drejtuesit transferimin e Yann Bisseck. Qendërmbrojtësi 25-vjeçar është i hapur për një rikthim në Gjermani dhe Bayern do ta afronte shumë më tepër me kombëtaren. Bisseck është nën kontratë deri në vitin 2029, por kluzi zikaltër nuk e përjashton mundësinë e shitjes së tij. Vlera e vendosur për kartonin e Bisseck është 40 milionë euro. Përveç Bayern-it, për 25-vjeçarin ka interes edhe nga Premier League, por dëshira e tij është të transferohet në Bundesligë dhe Bayern duket destinacioni ideal.
Burimi:
telesport.al