Kompany: Jemi aty ku dëshirojmë të jemi, tani vëmendja përqendrohet në Kupë

Kompany: Jemi aty ku dëshirojmë të jemi, tani vëmendja përqendrohet në Kupë

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, komentoi në kanalet zyrtare të klubit fitoren ndaj Hoffenheim në kampionat, sukses që rikthen disi qetësinë te kampionë e Gjermanisë. “Ndoshta do të kishte qenë perfekte nëse do të kishte përfunduar 5-0 ose 6-0. Por ne e respektojmë Hoffenheimin dhe e dinim se ata ishin një ekip i mire. Ky rezultat është pozitiv. Nuk donim shumë më tepër nga kjo ndeshje dhe jemi aty ku duhet të jemi”, tha Kompany. “Tani vëmendja jonë e plotë është te Leipzig, – shtoi trajneri i Bayern referuar ndeshjes së Kupës. – Nëse gjërat qetësohen pak për dy ose tre minuta, ekipi ynë kthehet menjëherë në lojë, qofshin kundërsulme, goditje nga këndi, goditje standarde, posedim topi apo krosime në zonë. Përpiqesh të gjesh...