Kompany: Fitorja 6-1 në Bergamo s’duhet të na përgjumë, sot luajmë për 75 mijë tifozët tanë

Kompany: Fitorja 6-1 në Bergamo s’duhet të na përgjumë, sot luajmë për 75 mijë tifozët tanë

18 Mars 2026 12:17 Telesport Pas fitores 6-1 në ndeshjen e parë në Bergamo, Bayern Munich do të presë sot në fushën e tij Atalanta, në ndeshjen e kthimit në Champions League. Një sfidë që do të jetë një formalitet për kampionët e Gjermanisë, që janë me një këmbë në çerekfinale. Motivimi nuk është shpesh problem në një klub si Bayern Munich, ku standardi është jashtëzakonisht i lartë çdo ditë. Duke e ditur këtë, trajneri Vincent Kompany dëshiron të sigurohet që nuk ka nënvlerësim: “Ky është roli im në këtë situatë; dua të udhëheq me shembull, por duhet ta tregojmë edhe në fushë”. “Mund t’ju jap arsye pse kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për ne: 75,000 njerëz po vijnë në ndeshje dhe duan...