Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton fondin 3 milionë euro për mbështetjen financiare të klubeve profesioniste
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar vendimin për krijimin e një programi të posaçëm mbështetjeje financiare për klubet profesioniste të futbollit, në vijim të angazhimit të marrë në Asamblenë e Përgjithshme dhe në funksion të forcimit të qëndrueshmërisë së sistemit futbollistik në vend. Ky vendim vjen si rezultat i forcimit të ndjeshëm të pozicionit financiar të FSHF-së gjatë viteve të fundit, falë sukseseve sportive, rritjes së të ardhurave komerciale, menaxhimit më efikas të kostove dhe shfrytëzimit më të mirë të mundësive që ofron tregu. Rezultati pozitiv financiar i krijuar i jep federatës mundësinë që një pjesë e këtyre të ardhurave të rikthehet drejtpërdrejt në futboll, përmes mbështetjes së strukturuar të klubeve anëtare. Programi, me një vlerë totale prej 3 milionë eurosh për...