Kombëtarja U19 luan ndeshjen e parë kundër Luksemburgut

Kombëtarja U19 luan ndeshjen e parë kundër Luksemburgut

Kombëtarja shqiptare U-19 zhvilloi pasditen e sotme ndeshjen e parë të grupit B4 në kualifikueset e Europianit, duke u përballur me Luksemburgun në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj zhvilluan një ndeshje të luftuar, por u mposhtën me rezultatin 2-1. Trajneri Tafaj aktivizoi këtë formacion titullar: Raffaele Huli (GK), Lucas Cekrezi, Kris Gecaj (C), Leon Sylejmani, Andreas Llana, Gabriel Kulla, Arman Durmiši, Oliver Blini, Endrit Asani, Rikardo Sheji dhe Serxhio Vogli. Pavarësisht disavantazhit të dyfishtë në pjesën e parë, ku miqtë shënuan në minutat 28-të dhe 35’-të kuqezinjtë reaguan menjëherë. Arman Durmishi ngushtoi shifrat në minutën e 44-t, pas një aksioni të bukur të nisur nga një anësore e Cekrezit, duke rikthyer skuadrën në lojë për pjesën e dytë. Në fraksionin...