Kombëtarja U1-7 e vajzave e nis ndaj Andorrës. Biletat falas, ndeshja transmetohet direkt në FSHV TV

Kombëtarja U1-7 e vajzave e nis ndaj Andorrës. Biletat falas, ndeshja transmetohet direkt në FSHV TV

25 Shkurt 2026 18:35 Telesport Kombëtarja U-17 e vajzave mbylli sot përgatitjet në prag të ndeshjes së parë ndaj Andorrës, e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Skuadra e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj është grumbulluar që prej ditës së hënë në Durrës, ku ka zhvilluar një cikël intensiv stërvitor, të fokusuar si në aspektin taktik ashtu edhe në përgatitjen fizike. Pasdite  e sotme u zhvillua seanca e fundit stërvitore, me grupin e plotë në dispozicion dhe në gjendje shumë të mirë fizike e shëndetësore. Vajzat kuqezi janë gati për të nisur me ambicie këtë fazë të rëndësishme të kompeticionit, me objektivin për të marrë maksimumin në çdo sfidë. Takimi Shqipëri – Andorra do të luhet në ambientet e Shtëpia...