Kombëtarja ogur i mirë për mbrojtësin shqiptar! Pak orë pasi e grumbulloi Silvinjo, 24-vjeçari realizon gol me kokë në kampionat
Thirrja në kombëtare nga trajneri Silvinjo ka qenë një ogur mjaft i mirë për mbrojtësin shqiptar Bujar Pllana i cili luan me Lechia Gdańs në Poloni. 24-vjeçari ka shënuar një gol me kokë përballë Pogoń Szczecin. Ky ëhstë goli i parë për këtë sezon për mbrojtësin kquezi. Performanca e tij vjen në një moment ideal, teksa lojtari ka tërhequr vëmendjen e stafit kuqezi dhe pritet të bashkohet me ekipin kombëtar në fillim të javës. Goli në Poloni shihet si një sinjal i qartë i formës së mirë të Pllanës, ndërkohë që polakët menjëherë kanë filluar të tremben duke kërkuar kujdes ndaj tij pas golit mjaft të bukur me kokë.
Burimi:
vizionplus.tv