Kombëtarja nuk e bind, ish-lojtari polak: Potenciali jonë është më i dobët se mesatarja
Polonia ka bërë tashmë publike listën me të cilët do të përballet me Shqipërinë. Ish-lojtari polak, Marek Kozminski, i ka konsideruar ftesat e trajnerit Urban si të arsyeshme. Megjithatë, ai thekson për “Meczyki.pl” se niveli i ekipit të tij kombëtar është nën mesatar. “Këto ftesa janë shumë të arsyeshme, por për fat të keq janë të varfëra. Aktualisht, potenciali i ekipit kombëtare polak është më i dobët se mesatarja. Këto janë qartësisht ftesa të orientuara drejt detyrave tani për tani. Prandaj Grosiçki dhe Berezinski janë aty. Përndryshe, duke pasur parasysh performancën e tyre aktuale, ftesa të tilla nuk duhet të bëheshin”, ka thënë Marek Kozminski./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com