Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur sot përgatitjet në kryeqytet për pjesëmarrjen për herë të parë në play-off për Kupën e Botës. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo kanë zbritur në fushën e Shtëpisë së Futbollit dhe kanë zhvilluar atje seancën e parë. Një seancë ku ishin të pranishëm pjesa më e madhe e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri, teksa mungonin tre emra. FSHF bëri të ditur se Myrto Uzuni dhe Nazmi Gripshi nuk kanë mbërritur ende dhe do t’i bashkohen skuadrës vetëm sot, për shkak të itinerareve të udhëtimit nga vendet e largëta në të cilat luajnë. Ndërsa Ylber Ramadani ka munguar në stërvitjen e sotme, për një arsye të veçantë. Pikërisht sot, mesfushori i Kombëtares është bërë baba për herën e tretë, ndaj është...
Burimi:
javanews.al