Kombëtarja kuqezi e goditur në momentin më vendimtar, ja si mund t’ia dalë Sylvinho
Ndeshja e 26 marsit ndaj Polonisë në Varshavë është si finale (“play off”) për Botërorin 2026. Fatkeqësisht, Shqipëria po shkon në këtë sfidë me një sulm praktikisht të çmontuar. Kjo situatë ngre shqetësimin kryesor; shënimin e golit. Rey Manaj është i dëmtuar (mungesë e konfirmuar), Mirlind Daku jo në gjendje optimale, Armando Broja pa ritëm loje dhe jashtë forme. Mesfushorët ofensivë dhe me këmbë “vdekjeprurëse” nga distanca si Arbër Hoxha e Nedim Bajrami me pak minuta aktivizimi, ndërsa Jasir Asani pa aktivitet fare, i larguar nga klubi i tij në Iran. Kjo situatë përkthehet ndryshe: kuqezinjtë rrezikojnë të mos ketë produkt ofensiv real ndaj Polonisë. Në futbollin modern, sulmuesi nuk është vetëm finalizues, por është referencë për dalje nga presioni, mbajtje topi, krijim hapësirash. Me situatën...
Burimi:
telesport.al