Kombëtarja e vendit më të vogël në botë kërkon trajner përmes… Facebook-ut

Kombëtarja e vendit më të vogël në botë kërkon trajner përmes… Facebook-ut

Kombëtarja e Montserrat, një ishull karibik me pak më shumë se 4300 banorë, po kërkon një trajner të ri dhe e bën këtë në një mënyrë jo të zakonshme. Federata lokale ka publikuar njoftimin direkt në rrjetet sociale, duke hapur zyrtarisht kandidaturat përmes Facebook për drejtimin e ekipit të parë. Një iniciativë jashtë standardeve të futbollit ndërkombëtar, me synimin për të zgjeruar bazën e kandidatëve globalisht. Kandidaturat duhet të dërgohen me email deri më 17 prill, me kërkesa të qarta: licencë trajneri e njohur (UEFA, CONMEBOL ose CONCACAF, të paktën nivel B) dhe eksperiencë tri deri pesë vite. Roli shkon përtej drejtimit të ekipit të parë. Trajneri i ardhshëm do të ndërtojë dhe mbikëqyrë të gjithë projektin teknik; nga filozofia e lojës, zhvillimi i akademive...