Kombëtarja e vajzave në prag të ndeshjeve në Ligën B, flet Arbenita Curraj
Kombëtarja e vajzave zbriti paraditen e sotme në fushë për seancën e radhës stërvitore. I gjithë grupi ishte i plotë, ndërsa stafi dhe lojtaret u fokusuan në ushtrime taktike për vendosjen në fushë. Në një intervistë për FSHF.org, dy mbrojtëset e kombëtares, Arbenita Curraj dhe Klea Hamonikaj, deklaruan se skuadra do të luftojë për të siguruar qëndrimin në Ligën B dhe për të arritur rezultate pozitive në ndeshjet e ardhshme. Mbrojtësja e Kombëtares shqiptare dhe e Genoas, Arbenita Curraj, foli për objektivat e skuadrës dhe pritshmëritë për këtë edicion kualifikues të Botërorit, duke treguar ambicien dhe karakterin e ekipit. Objektivat e skuadrës në këtë edicion të ri kualifikuesesh Botërori – Edhe pse objektivi për të shkuar në Botëror është pak ‘i largët’ për ne, ne...
Burimi:
sot.com.al