Kombëtarja e nis rrugëtimin në “Air Albania”, njihuni me kalendarin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e nis rrugëtimin në “Air Albania”, njihuni me kalendarin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve

Kombëtarja shqiptare e futbollit është njohur mbrëmjen e djeshme me kundërshtarët që do të ketë përballë në Ligën e Kombeve. Shqipëria është shortuar në grupin C1 të Ligës C së bashku me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon. Sot UEFA ka publikuar edhe kalendarin e ndeshjeve, të cilat për kuqezinjtë do të nisin në “Air Albania”. Më 26 shtator, duke nisur nga ora 20:45, ekipi ynë kombëtar do të presë në Tiranë Bjellorusinë. Më pas, 3 ditë më vonë, Kombëtarja do të përballet me San Marinon në transfertë. Në 3 tetor kuqezinjtë do të luajnë sfidën e parë me Finandën në transfertë, ndërsa më datë 6 presin San Marinon në “Air Albania”. Dy ndeshjet e fundit do të zhvillohen në datat 12 nëntor me Finlandën në...