Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein
Kombëtarja e Iranit është tërhequr nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Lajmi u konfirmua nga ministri i Sportit të Iranit, Ahmad Donyamali, gjatë një interviste televizive, ku ai deklaroi se Irani nuk ka asnjë synim të marrë pjesë në këtë aktivitet pas vrasjes së liderit suprem, Ali Khamenei. Donyamali akuzoi drejtpërdrejt qeverinë amerikane për përfshirje në konfliktet që kanë përfshirë Lindjen e Mesme në muajt e fundit, duke theksuar se situata e luftës dhe numri i lartë i viktimave civile e bëjnë të pamundur praninë e sportistëve iranianë në tokën amerikane. “Pasi qeveria e korruptuar vrau udhëheqësin tonë, nuk ka më kushte që na lejojnë të marrim pjesë në Kupën e Botës”,...
Burimi:
javanews.al