Kombëtarja e femrave feston arritjen historike, ja data kur do të mësojnë kundërshtarin e play-off
Kombëtarja e vajzave shkroi historinë mbrëmjen e sotme, duke arritur suksesin më të madh në historinë e futbollit të vajzave në Shqipëri. Fitorja 5-2 ndaj Malit të Zi vlen shumë më tepër sesa tre pikë në renditjen përfundimtare. Kjo fitore kurorëzon një rrugëtim të mbushur me sakrifica, përkushtim dhe besim, duke sjellë rezultate historike për futbollin shqiptar. Për herë të parë, Shqipëria e vajzave siguron kualifikimin në fazën play-off të Kupës së Botës “Brazil 2027” për vajza, ndërsa njëkohësisht konfirmon vazhdimësinë e saj në Ligën B, duke u renditur mes skuadrave që do të vazhdojnë të garojnë në këtë nivel të rëndësishëm të futbollit europian. Po ashtu, Kombëtarja regjistroi edhe një tjetër rekord, duke grumbulluar për herë të parë 7 pikë në grupet e Ligës...
Burimi:
telesport.al