“Kombëtarja aktuale, më shumë kualitet”/ De Biasi: Kur erdha, disa lojtarë ishin në fund të karrierës! Nuk e kisha të lehtë

“Kombëtarja aktuale, më shumë kualitet”/ De Biasi: Kur erdha, disa lojtarë ishin në fund të karrierës! Nuk e kisha të lehtë

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi thotë se në momentin kur ai mori drejtimin e Shqipërisë, shumë lojtare ishin në fund të karrierës së tyre.  Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, de Biasi u shpreh se nuk ishte e lehtë për të ndërtuar një skuadër të re, teksa sipas tij, donte të sillte te përfaqësuesja, lojtarë që ndjenin që fanella e Shqipërisë është e rëndësishme.  Sipas de Biasit, kombëtarja aktuale ka më shumë kualitet.  De Biasi: Është e vërtetë Sokol, sepse kur unë kam ardhur ishte vërtetë një situatë shumë e veçantë, ishin shumë lojtarë që ishin duke përfunduar karrierën e vet. Ishte nevoja për të ndërtuar një grup të ri lojtarësh. Nuk ishte aspak e lehtë, sepse nuk është se kishim një numër të arsyeshëm lojtarësh dhe kështu duhet të...