Koha kalon, Mourinho mbetet dhe fiton: 750 fitore në karrierë, ja më e rëndësishmja

Koha kalon, Mourinho mbetet dhe fiton: 750 fitore në karrierë, ja më e rëndësishmja

Vitet kalojnë, por José Mourinho vazhdon të shkruajë faqe të paharrueshme në historinë e futbollit dhe karrierën personale. Me fitoren 2-0 ndaj Farense, “Special One” e çoi Benfica në çerekfinalet e Kupës së Portugalisë, duke arritur kështu fitoren e 750-të të karrierës së tij të pasur me trofe. Klubi portugez e festoi këtë arritje me një fanellë speciale për trajnerin, me numrin 750. Mourinho deklaroi: “750 fitore, cila ka qenë më e rëndësishmja? E para? Benfica-Belenenses? Porto-Monaco në Champions? Finalja e dytë e Champions-it, Inter-Bayern? Ajo e mbrëmshmja, Farense-Benfica? JO! E ardhmja!!!! Fitorja e 751-të!!!! Punojmë për të ardhmen”. Kësisoji, trajneri luzitan reflektoi ambicien e tij të pakufishme, me 26 trofe të ngritur gjatë karrierës. Gjatë rrugëtimit të tij në Europë, Mourinho ka drejtuar Interin...