Koeman jep lajmin e hidhur: Gruas sime i është rikthyer kanceri i gjirit

Koeman jep lajmin e hidhur: Gruas sime i është rikthyer kanceri i gjirit

20 Dhjetor 2025 9:23 Alfred Lleshi I ftuar në programin “Eva”, trajneri i Holandës, Ronald Koeman, bëri një rrëfim të dhimbshëm. Bashkëshortes së tij, Bartina, 64 vjeçe, i është rikthyer kanceri metastatik i gjirit. Ish-futbollisti 62-vjeçar shpjegoi se ajo është në kurim që nga viti 2010, sëmundja u rikthye një herë më 2018 dhe sërish më 2023. Në tetor, Koeman u detyrua të ndërpresë grumbullimin e kombëtares para ndeshjes me Maltën. Arsyeja ishte përkeqësimi i gjendjes së gruas, pasi tumori iu përhap në mëlçi. “Ishte tronditëse. Duhej të mbanim gishtat e kryqëzuar duke shpresuar që kura të funksiononte. Fatmirësisht, kura po funksionon”. Bartina ka kryer kimioterapi intensive dhe ka përfunduar 11 seanca. Do ta vazhdojë trajtimin, me pushime të planifikuara me kujdes: “Është situatë shumë...