Klubi gjithnjë më pranë trajnerit, Allegri duket “i blinduar”. Këto janë planet e Cardinale
14 Mars 2026 10:27 Alfred Lleshi Vizita milaneze e Gerry Cardinale ka sjellë fat për Milanin dhe i ka dhënë mundësinë të kuptojë më mirë dinamikat e brendshme të klubit. Derbi përkoi me një nga mbrëmjet më të mira të Massimiliano Allegrit, duke bërë të qartë për drejtuesit kuqezinj se sa e rëndësishme është prania e tij për të planifikuar të ardhmen. Vendi në Champions është tashmë i garantuar, si dhe opsioni i rinovimit deri më 2028. Pas fitores me Interin, ndryshon dëshira për ta përfshirë më shumë Max në vendimet e organizimit dhe merkatos, duke e transformuar më shumë në një figurë menaxheri “all’inglese”. Ky rol i përshtatet, pasi stafi teknik mund të menaxhojë pjesën e fushës, ndërsa fjalën e fundit e ka ai....
Burimi:
telesport.al