Klubet më prestigjioze nuk heqin dorë nga Dumfries, “sozia” e tij pëlqehet në Angli
29 Janar 2026 13:07 Alfred Lleshi Në pritje të zhvillimeve për tratativën e Perisic, Interi përballet me presionin për dy krahë të djathtë. I pari është titullari, mungesa e të cilit ka qenë e dukshme për Chivu. Bëhet fjalë për Denzel Dumfries. I dyti është zëvendësuesi teorik, Luis Henrique, i cili deri tani nuk ka bindur. Interi do ta mbante me dëshirë holandezin, sapo të rikuperohet, por ai është në shënjestër të dy prej klubeve më prestigjioze në botë: Barcelonës dhe Manchester City. Pavarësisht afrimit të Cancelo, katalanasit besojnë se Dumfries do të ishte elementi vendimtar për krahun e djathtë të mbrojtjes së Flick. Edhe Guardiola e sheh si profilin ideal për të përforcuar një repart ku nuk është gjetur ende pasardhësi i Walker. Ndryshe...
Burimi:
telesport.al