Klopp vlerëson Salah pas deklaratës së lamtumirës dhe kujton kohën kur Liverpool dominonte në Europë

Klopp vlerëson Salah pas deklaratës së lamtumirës dhe kujton kohën kur Liverpool dominonte në Europë

Ish-trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, i ka bërë homazh Mohamed Salah pas vendimit të tij për t’u larguar nga “reds” në fund të këtij sezoni. Trajneri gjerman e ka cilësuar egjiptianin si “një nga më të mirët e të gjitha kohërave”. “Ishte një gëzim, ishte një sfidë, ishte punë e vështirë nga të dyja palët. Jam shumë i sigurt se pati një ditë në jetën e Mo ku ai ëndërroi diçka të tillë, atë që ka arritur. Nuk mund ta imagjinoja që diçka e tillë është e mundur”, tha Klopp. Më tej, trajneri gjerman komentoi: “Numrat që prodhoi në fushë, performancat që tregoi. Disa prej tyre do të jenë të pakrahasueshme përgjithmonë, jam shumë i sigurt”. “Golat që ai shënoi, qëndrueshmëria që tregoi, dëshira dhe...