Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Klopp trajneri i ri i Real Madridit? Red Bull iu “pret” krahët madrilenëve me një fjali të vetme
25 Dhjetor 2025 19:25 Telesport Jurgen Klopp është përmendur shumë kohët e fundit si një nga emrat e mundshëm për të marrë drejtimin e Real Madridit, në rast shkarkimi të Xabi Alonso. Trajneri bask është ende në “fije të perit” për shkak të rezultateve jo të mira dhe mbi të gjitha për shkak të marrëdhënies jo të mirë që ka me disa nga yjet e ekipit. Megjithatë, edhe në rast shkarkimi të Alonso, Jurgen Klopp nuk do të jetë pasuesi i tij te Real Madrid. Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë CEO i Red Bull, aty ku Jurgen Klopp mban postin e drejtorit të futbollit global. “”Kontrata e tij nuk përfshin asnjë klauzolë lirimi dhe angazhimi i tij ndaj nesh është i pamohueshëm....