Klopp lë pezull Real Madridin: Në këtë moment do të thoja “jo”, por jetës nuk i dihet kurrë
Pas shkarkimit të Xabi Alonso, te Real Madridi ka nisur sërish të qarkullojë me insistim një emër prestigjioz; Jürgen Klopp. Trajneri gjerman, sot 58 vjeç, konsiderohet prej kohësh një profil shumë tërheqës për pankinën e “Los Blancos”, por klubi madrilen ka prteferuar për momentin një zgjidhje të brendshme, duke ia besuar fazën e tranzicionit Álvaro Arbeloa. I pyetur për një të ardhme të mundshme në “Santiago Bernabéu”, Klopp ka mbajtur një qëndrim të kujdesshëm, pa e mbyllur plotësisht derën. Aktualisht i lidhur me projektin “Red Bull”, pas largimit nga Liverpool-i, ai ka shpjeguar se po jeton një periudhë ekuilibri personal dhe profesional. Kjo gjendje e shtyn, të paktën tani, të mos marrë në konsideratë një rikthim të menjëhershëm në pankinë, në një kontekst si ai...
Burimi:
telesport.al