Klop mund të marrë sot zyrtarisht drejtimin e përfaqësueses së Gjermanisë, palët e konfirmojnë

Klop mund të marrë sot zyrtarisht drejtimin e përfaqësueses së Gjermanisë, palët e konfirmojnë

Adriatik BALLA Gjermania dështoi në Kupën e Botës, duke u eliminuar që në fazën 1/16 e aktivitetit, madje ndodhi një eliminim nga Paraguaji, në një ndeshje ku gjermanët shiheshin favoritë absolutë për fitore. Ky dështim nga brenda radhëve të skuadrës gjermane u justifikua me raportet e vështira që kishin lojtarët me familjarët e tyre dhe me vetë stafin teknik të përfaqësueses, por specialistët mendonin se Gjermania nuk pati fuqinë e duhur të imponohet në këtë Botëror, ishte larg pritshmërive të publikut të saj, pavarësisht ecurisë së mirë në fazën e grupeve. Ndërkohë, me dorëheqjen e Nagelsmanit u hap rruga për trajnerin e ri. Referuar vetë mediave gjermane, Jurgen Klop është vetëm një hap larg marrjes së drejtimit të kombëtares së Gjermanisë. Federata Gjermane e Futbollit...