Klodian Duro e ngacmon me pyetjen në studio, reagimi epik i Kushtës: Nuk jam Liridon Leci unë, jam Sokol Kushta

Klodian Duro e ngacmon me pyetjen në studio, reagimi epik i Kushtës: Nuk jam Liridon Leci unë, jam Sokol Kushta

Në emisionin që transmetohet në A2 CNN, Mega Sport, ishte i ftuar edhe legjenda e futbollit shqiptar, Sokol Kushta. Një temë me rëndësi në këtë emision ishte edhe fakti që shqiptarët e Shqipërisë, vecanërisht trajnerët, po hasin shumë probleme në ambientin e futbollit të Kosovës. Një rast konkret ishte ai i Klodian Duros, i cili mori shumë viralitet pas debatit të bërë kryesisht me Liridon Lecin në Dueli Sportiv. Në një moment, moderatori Altin Sulçe, i thotë Sokol Kushtës se një mesazh kishte mbërritur për të. “Më ka ardhur një mesazh, lojtar i madh i Kombëtares, Klodian Duro. Më thotë: “Pyete pak Sokol Kushtën, meqë ka shënuar pafund gola, kush i ka shënuar golat më të bukur, unë apo Kushta në Qipro?”, tha Sulce. Ndërkohë...