Klasikja e Francës nis me prezantimin e blerjes së bujshme nga Barcelona. Dembele vendos fatin e pjesës së parë (video)

Klasikja e Francës nis me prezantimin e blerjes së bujshme nga Barcelona. Dembele vendos fatin e pjesës së parë (video)

8 Shkurt 2026 21:29 Telesport Në “Parc des Princes” po luhet klasikja e Francës mes PSG-së dhe Olimpique Marseille, pjesa e parë është mbyllur 2-0 për parizienët. Para ndeshjes u prezantua përforcimi i bujshëm i merkatos dimërore, Dro Fernandez që u largua nga Barcelona dhe u transferua te PSG. Supersfida u zhbllokua që në minutën e 12-të, ku pas një topi të gjatë të nisur nga mbrojtja dhe asistit të Nuno Mendes, ishte fituesi i “Topit të Artë”, Ousmane Dembele, që gjeti rrjetën. Në minutën e 37-të, ishte sërish Dembele, që tregoi gjithë klasin e tij, duke depërtuar bukur mes mbrojtjes marsejeze dhe duke shënuër një gol shumë të bukur. Pjesa e parë e klasikes mbyllit me avantazhin e PSG-së, 2-0. SHIKOGOLAT