“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari
Nga debutimi historik kundër Portugalisë, te emocionet që zgjon sot fanella kuqezi, analiza për Kombëtaren aktuale, besimi te “play-off”-et dhe mesazhi i drejtpërdrejtë për tifozët. Taulant Xhaka ka zbuluar emocionet e përjetuara me Kombëtaren shqiptare. Edhe pse u rrit dhe u formua në Zvicër, Taulant Xhaka është padyshim një ikonë e Kombëtares shqiptare. Në 31 ndeshjet e tij si kuqezi, 34-vjeçari ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm, të cilat i kujton në një intervistë për Federatën Shqiptare të Futbollit. Taulant Xhaka është tifoz special i Kombëtares, teksa pranon se Qazim Laçi është lojtari që i ngjan në fushën e lojës. Ish-mesfushori ka edhe një mesazh për tifozët dhe për skuadrën Kombëtare për ndeshjen me Poloninë.
Burimi:
javanews.al