KF Tirana në zi, ndërron jetë vajza e futbollistit Freddy Alvarez
Klubi i Tiranës është në zi për shkak të ndarjes nga jeta të vajzës së lojtarit, Freddy Alvarez. Në një postim në Facebook, ekipi kryeqytetas ka njoftuar lajmin e keq, duke ngushëlluar familjen Alvarez për humbjen e tyre. “Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë. Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe”, shkruan klubi i Tiranës. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv