KF Teuta finalizon shitjen e Gabriel Gomes, braziliani ndërron kontinent
Futbollisti i Teutës, Gabriel Gomes, ishte një nga risitë e Superiores në gjysmën e parë të kampionatit. Me paraqitjet e tij në fushën e blertë, braziliani tërhoqi vëmendjen e opinionit sportiv dhe jo vetëm duke u kthyer në një pikë referimi për repartin difensiv të durrsakëve. Megjithatë, një ofertë e mbërritur në merkaton e janarit nga Japonia ka ndryshuar rrjedhën e aventurës së tij në Shqipëri, duke bindur drejtuesit e klubit të heqin dorë nga shërbimet e mbrojtësit. FC Imabari ka trokitur zyrtarisht në dyert e Teutës me një ofertë të konsiderueshme, e cila është pranuar nga klubi për kartonin e Gabriel Gomes, i cili do të firmosë për 2 vite me ekipin e ri. 26-vjeçari përmbushi pritshmëritë e Teutës, duke formuar një mur në...
Burimi:
sportekspres.com